Stadiumi “Besëlidhja” do shembet! Ndreu: Në vend të tij, parking nëntokësor! Nëse nuk financon Qeveria, Bashkia e Lezhës do kërkojë kredi

20 Janar, 14:41

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, shprehet i vendosur për ta shembur stadiumin e Besëlidhjes dhe për të ndërtuar në vend të tij parking të madh nëntokësor. Fondet ende nuk janë miratuar nga Qeveria, por ai tha se do të realizojë projektin e parkingut qoftë dhe me kredi. Ndërsa impianti i ri sportiv pritet të ndërtohet nga FHSH-ja në periferi të Lezhës.