Start up-et, Ibrahimaj: Më 16 shkurt hapet thirrja e parë

7 Shkurt, 13:47

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj bërë të ditur sot se qeveria ka miratuar vendimin që i hap rrugën zhvillimit të ekosistemit të startup-eve. Ibrahimaj tha për mediat se përmes fondeve do të mbështeten startup-et në tre faza të tyre.

Ibrahimaj, u shpreh se thirrja do të hapet më 16 shkurt dhe qëndron e hapur për 30 ditë, ndërsa tregoi kategoritë që mund të marrin pjesë në këto projekte. Kjo masë tha ajo synon nxitjen e ideve dhe kthimin e tyre në shërbim të biznesit dhe ekonomisë.

Ibrahimaj tha se qeveria shqiptare ka planifikuar 3 milionë euro që do të shkojnë në mbështetje të projekteve dhe start up-ve.