‘Sterilizimi’, dëshmon ish-mjeku: I thashë SPAK-ut, mbylle këtë çështje se na morët shpirtin! O na fusni brenda, ose na lini rehat

23 Shtator, 13:21

Komisioni hetimor për ‘Sterilizimin’ ka vijuar edhe sot seancën dëgjimore me dëshmitarët.

I pari që është paraqitur ishte Petro Mersini, ish-drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor. Ai u shpreh mjaft i indinjuar duke kërkuar që kësaj çështje ti jepet fund.

“I thashë SPAK-it, mbylle se na morët shpirtin, ose na fusni brenda ose na nxirrni jashtë, tre vjet, pesë vjet. Këtu është të thuash të keqen e Enverit, një muaj të bënte gjyqin, të fuste brenda, të nxirrte jashtë” tha ai.

    No videos found.