Sterilizimi, GJKKO kërkon pavlefshmërinë e koncesionit! I dërgon vendimin ILDKP-së, kërkon hetim pasuror për 8 zyrtarët e dyshuar

20 Gusht 2023, 12:47 | Përditesimi i fundit: 2023-08-20 12:48:23

Gjykata e Posaçme kërkon ndërprerjen e koncesionit të stërilizimit para përfundimit të afatit 10-vjeçar për shkak të shkeljeve të gjetura nga SPAK për të cilat u vunë nën akuzë 7 zyrtarë dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. GjKKO i ka përcjellë vendimin ILDKP-së ku kërkohet ndjekja e rrugës ligjore për të shpallur kontratën 100 milionë euro të pavlefshme.