Stërvitja Defender Europe 2023, Peleshi: Synimi ynë është se jemi në gjendje të përballojmë çdo sfidë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

22 Maj 2023, 11:07

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka përshëndetur stërvitjen Defender Europe 2023 ku ka shprehur se kjo stërvitje tregoi se bashkëpunimi me SHBA tregon se funksionojmë shume mirë së bashku. Më tej, Peleshi u shpreh se synimi i Shqipërisë është të tregojë se është në gjendje të përballojë çdo sfidë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.