Stoku i dosjeve, 16 vjet për një vendim në Apelin e Tiranës! S’ka gjyqtarë, deputetët: Qytetarët vdesin pa marrë drejtësi

16 Qershor 2023, 15:06

Shkarkimet nga vetingu i kanë lënë gjykatat me gjysmën e organikës ndërkohë që kryetarja e KLGJ gjatë raportimit në Parlament tha se koha e dhënies së një vendimi në apelin e Tiranës ka arritur deri në 16 vjet. Deputetët Damian Gjiknuri e Dhurata Çupi, thanë se shpesh qytetarët ndahen nga jeta pa marrë drejtësi.