Strategjia 2024-2030/ Skema e ndihmës ekonomike pritet të ndryshojë! Ministria: S’mjafton për të dalë nga varfëria, të rritet vlera! Do rishikohet edhe sistemi i pikëzimit

28 Nëntor 2023, 15:39

Ndihma ekonomike që marrin rreth 64 mijë familje në vend nuk mjafton për të dalë nga varfëria, pasi është më e ulët se paga minimale dhe minimumi i shpenzimeve mujore. Mbi këtë argument Ministria e Shëndetësisë propozon rishikim të kësaj skeme për të rritur vlerën që ju jepet familjeve, si dhe do ndryshojë formula e identifikimit të familjeve të varfra pasi aktualja është e vjetërsuar.