Strategjia e re/ Kush ka 2 ose më shumë banesa do paguajë taksë më të lartë! Tatim edhe grupet vulnerable

3 Tetor, 19:39

Qytetarët që kanë më shumë se një banesë në pronësi do të paguajnë taksë pasurie më të lartë, kështu shprehet Ministria e Financave në strategjinë afatmesme të të ardhurave. Po ashtu sqarohet se ligji i ri i taksës së pasurive të paluajtshme do të përfshijë të gjithë qytetarët, edhe kategoritë vulnerabël. Këto rishikime thuhet në strategji bëhen për të rritur të ardhurat në buxhet.

    No videos found.