Strategjia/ Shqipëria 2030 jo me fokus numrat por drejt turizmit elitar, jo më resorte me vila, por hotele me shërbime! Skemë investimi me koncesione e subvencione

15 Tetor, 15:32

‘Shqipëria, destinacioni më emocionues në Evropë’, kështu është titulluar strategjia e re e turizmit 2024-2030, e cila ka në fokus zhvillimin e turizmit elitar përtej shifrave për milionat e pushuesve. Në strategji thuhet se është koha për të stopuar ‘fshatrat turistik’ e për të kaluar tek resortet me hotele që shtojnë ofertën turistike. Skema e re e investimeve në sektor përfshin subvencionim interesash për kreditë, e deri tek koncesionet apo dhënie të pronës publike privatit.

    No videos found.