Struktura e re e policisë, Report Tv zbardh ndryshimet e miratuara! Komisariati i Kavajës i kalon Durrësit, Kruja i kalon Tiranës

18 Maj 2023, 15:34

Policia e Krujës do të kalojë nën administrimin e drejtorisë së Tiranës ndërsa komisariati i Kavajës do të jetë në varësinë e drejtorisë së Durrësit. Struktura e re e cila parashikon një skemë të re në hetimin e krimeve por edhe ngritjen e një sektori të veçantë për veprat penale në fushën kibernetike pritet të hyjë në fuqi së shpejti