Studentët dorëzojnë peticion në kryeministri: Qeveria na ka përjashtuar nga paketa e Rezistencës Sociale, duam nga 100 euro mbështetje

19 Shtator 2022, 15:17

Një grup studentësh kanë dorëzuar sot në kryeministri një peticion të firmosur nga 6 mijë studentë, ku kërkohet mbështetje për çdo student me 100 euro. Peticioni është realizuar online tek Portali ‘Studentët Denoncojnë’, kjo për shkak se studentët janë me pushime dhe nuk ndodhen në Tiranë.