Studentët e Mjekësisë vijojnë protestën, sot priten në takim nga rektori Arben Gjata

30 Tetor 2023, 08:56 | Përditesimi i fundit: 2023-10-30 16:14:59

Studentët e Mjekësisë prej një muaji vijojnë bojkotin dhe protestat kundër ligjit që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve. Ditën e sotme ata janë mbledhur sërish në protestë para godinës së rektoratit, ndërsa një përfaqësi e tyre do të zhvillojë edhe një takim me rektorin Arben Gjata.