Studentët kthehen nesër në auditorë, Hoxha: Vaksinohuni pranë pikave të ngritura dhe zbatoni masat anti-COVID për një vit akademik të qetë

17 Tetor 2021, 14:05

Një ditë para nisjes së vitit të ri akademik, rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha u ka bërë sërish thirrje studentëve të tregohen të kujdesshëm dhe të zbatojnë masat anti-COVID, për një vit sa më të qetë.

“Pas shumë vështirësive të shkaktuar nga virusi COVID-19 ne po kthehemi në auditorë për të vijuar mësim normalisht, një vendim i vështirë por i duhur me bindjen e plotë se ju do të tregoni përgjegjësinë dhe përgjegjshmërinë maksimale për të vazhduar procesin e vaksinimit dhe zbatimin e masave të tjera mbrojtës ndaj virusit”, u shpreh Hoxha.