Studentet ne proteste para parlamentit

13 Dhjetor 2018, 12:26 | Përditesimi i fundit: 2018-12-13 14:07:03

TIRANE - Në ditën e 10-të të protestës, studentët kanë ndryshuar skenarin. Sot ata kanë spostuar protestën nga Kryeministria dhe Ministria e Arsimit, përpara Parlamentit, ku paralelisht po zhvillohet seanca plenare. Grumbullimi i studentëve nisi si çdo ditë nga fakultetet e tyre në orën 08:30 deri në 09:30 dhe më pas nisi marshimi drejt Parlamentit. Prej orës 10:00 studentët po protestojnë përpara Kuvendit me thirrje për plotësimin e tetë kërkesave.   

Studentët kanë protestuar deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme përpara Kuvendit dhe Ministrisë së Arsimit. Ata i kanë adresuar qeverisë një listë me tetë kërkesa, ndërsa kanë paralajmëruar se pa realizimin e tyre nuk do të tërhiqen nga protesta. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka ofruar më shumë sesa studentët kanë kërkuar, por për realizimin e tyre ka ftuar studentët në dialog, ftesë e cila vijon të refuzohet nga ata. Edhe sot nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se është gati që të plotësojë tetë kërkesat e opozitës por më parë duhet dialog në mënyrë që të ketë përgjegjës edhe për zbatimin e tyre.

    No videos found.