Protesta/ Dekani i Ekonomikut Dhori Kule takon studentë, i kërkohet dorëheqja: Abuzime në fakultet

17 Dhjetor 2018, 17:54 | Përditesimi i fundit: 2018-12-17 18:13:13

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, Dhori Kule, është duke zhvilluar një takim me studentët e këtij fakulteti. Takimi vjen paralelisht me protestën që po zhvillohet ditën e sotme nga studentët.

Kule i ka mbledhur studentët në dekanatin e këtij fakultetit.  Report Tv ka mësuar se studentët kërkojnë dorëheqjen e Kules, për shkak të keqmenaxhimin dhe abuzimin në këtë fakultet. 

“Keqmenaxhim dhe abuzime në fakultet. Kule të japë dorëheqjen”,-mësohet se janë shprehur studentët. Takimi që po zhvillohet sot ishte parashikuar të zhvillohej që në 15 dhjetor, por në takimin e organizuar nga studentët, Kule nuk mori pjesë.

Takimi i Kules me studentët vjen pak ditë pas kritikave të Kryeministrit Edi Rama për rektorët dhe dekanët e të gjitha Universiteteve në vend. Rama paralajmëroi rektorët dhe dekanët se pas protestës së studentëve, do të rishikohej autonomia e universiteteve.

    No videos found.