TIRANE - Studentët e Fakultetit Ekonomik kërkojnë dorëheqjen e Dhori Kule, me argumentin se dekani nuk po i mbështet ata për tetë kërkesat e parashtruara qeverisë. Studentët e Ekonomikut kishin kërkuar takim me Kulen, por ky i fundit kishte propozuar që studentët të ngrinin një përfaqësi prej 20 vetash. Kule iu kishte bërë të ditur se këtë përfaqësi do ta priste në një takim këtë pasdite, për t'i dëgjuar lidhur me 8 kërkesat e parashtruara (Lexo këtu).
Por studentët e kanë refuzuar propozimin e tij dhe mësohet se në ambientet e Fakultetit Ekonomik janë paraqitur një numër i konsiderueshëm studentësh. Nisur nga prezenca masive e studentëve, dekani Dhori Kule nuk ka shkuar në takim dhe ka qenë pikërisht ky veprim i tij që ka sjellë edhe reagimin e studentëve.
Mbledhja ishte parashikuar për t'u zhvilluar në orën 16:00 të pasdites. Studentët kanë pritur 30 minuta dhe pasi kanë konstatuar se dekani nuk do të vinte, ata i janë drejtuar pjesës së studentëve që po protestojnë përpara Kryeministrisë.Njëri prej tyre u shpreh për gazetaren e Report Tv se "Dhori Kule duhet të dalë dhe të tregojë a është me studentët apo jo, se cfarë përgjegjësish ka qeveria dhe universiteti". Ai bëri me dije gjithashtu se përgjatë ditës së nesërme, studentët e Fakultetit Ekonomik do të propozojnë krahas bojkotit edhe metoda të tjera që do të shoqërojnë protestën e tyre.
Studentët e mbledhur në ambientet e Fakultetit Ekonomik
Pas kërkesës së studentëve për dorëheqjen e Dhori Kules, ka ardhur reagimi i Dekanatit të Fakultetit Ekonomik. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Dekanati sqaron se pretendimet e studentëve nuk qëndrojnë, duke hedhur poshtë se ka qenë Dhori Kule ai që nuk ka shkuar në takim. Në reagim saktësohet se ka pasur një kërkesë për takim nga një student por që nuk kishte njoftuar për datën dhe orën e mbajtjes. Megjithatë, Dekanati thekson se ditën e hënë ora 09:00 pret në takim përfaqësinë e studentëve (Lexo të plotë).
Kryeministri Edi Rama mbajti dy ditë më parë një takim me dekanët dhe rektorët e universiteteve në vend, nga ku i cilësoi si të vetmit fajtorë për situatën e sotme të Arsimit të Lartë në Shqipëri. Kreu i qeverisë ngriti akuza edhe sa i takon keqadministrimit dhe abuzimeve financiare, ndërsa paralajmëroi rishikimin e autonomisë së universiteteve (Lexo këtu).
Po Kule eshte I zoti per t'u fshehur,e ka bere gjithnje ,edhe per gjera me pak te rendesishme. Ka mundesi te zhduken keto klanet neper universitete???Sa ryshfete ka marre zoteria e tij tere kohen sa si dekan sa si rektor?????nuk jam me student prej yyy vitesh,por nderkohe ky mbetet nje krimb qe ka yyyy vite qe po gerryen veçanerisht Fakultetin Ekonomik. Studente ju lumte qe protestoni,por eshte koha te mos lejoni askend te perdore sinqeritetin tuaj e mbi te gjitha te mendoni ne me shume zgjuarsi te arrini rezultate. Te dialogosh nuk eshte humbje. E jam vertete pjese e popullit qe ju mbeshtet ,s'jam as njeri partiak e as s'kam ndermend te jem. Kam femije e hapat tuaj mund te ndryshojne edhe te ardhmen e tyre,prandaj vertet ju uroj te silleni me zgjuarsi dhe ju uroj shume suksese!
PërgjigjuPo Idlir Duhangji kur do arrestohet, ai eshte pedagogu me gjobvenes i juridikut shkoder, beni nje kontroll tek provimet e dhena ndaj studenteve te tij, te gjithe kane paguar,
PërgjigjuKy eshte simboli I sistemit te kalbur universitar! Eshte surati me I peshtire I simbiozes politike- staf akademik!
PërgjigjuKjo tregon tamam se clloj proteste. Kur vete puna per ramen bam te na i plotesoj tani kerkesat kurse kur vete puna te dekanet e sales keta studenta kan frike
PërgjigjuMos kerkoni doreheqjen, por burgosjen e Cules...
Përgjigju