Studenti veterinar që studion në Tiranë, nuk harron fermën e familjes, Vilson Zela: Vij çdo fundjavë në Kukës, punoj në tokë e stallë! Keqardhje që blegtoria po braktiset

29 Tetor 2023, 15:49

Një histori frymëzuese është ajo që nga vjen nga fshati Bushati i Kukësit, ku një i ri vetëm 22 vjeç ka zgjedhur të studiojë mjekësinë veterinare dhe fundjavave ti përkushtohet fermës së familjes. Vilson Zela, përveç mbarështimit të bagëtive, kultivon dhe 50 dylym tokë në pronësi të familjes.