Studentja e infermierisë ngre shqetësime për Fakultetin: S’kemi materiale laboratorike! Flakonët, shiringat, dorezat e maskat i blejmë me paratë tona

5 Prill 2023, 15:51

Report Tv ka intervistuar një studente të infermierisë e cila ka ndarë me ne problematikat shqetësuese. Borana Jaçaj, studente e vitit të dytë thotë se fakulteti nuk iu siguron studentëve material laboratorike të cilat detyrohen t’i blejnë vetë. Një tjetër shqetësim për të janë orët e pamjaftushme të praktikës mësimore.