Stuhia arktike godet SHBA-në, 12 viktima! Anulohen 5600 fluturime në prag Krishtlindje

24 Dhjetor 2022, 13:51

Stuhia dimërore që ka prekur SHBA ka shkaktuar të paktën 12 viktima. I ftohti ekstrem shtrihet më shumë se 3200 km nga Teksasi në Quebec. Më shumë se 1.5 milionë njerëz mbetën pa energji elektrike ndërsa rreth 5,600 fluturime në SHBA u anuluan të premten.