Stuhia dëmton pataten e sapombjellë në fushën e Divjakës! Fermerët: Koston e kemi në kurriz

26 Tetor 2023, 16:30

400 hektarë me patate janë dëmtuar në fushat e Divjakës si pasojë e stuhisë së shiut e erës. Gjithë kostoja rëndon mbi fermerët, të cilët nuk e kanë të siguruar prodhimin në kompanitë private. Nga ana tjeter s’kanë shpresë tek shteti, pasi nuk janë dëmshpërblyer asnjëherë për dëmet nga shkaqet natyrore.