Subvencioni i grurit, ‘digjen’ mbi 10 mijë fermerë në Lushnjë, mbollën tokat me farën e vet, duhej fatura për aplikimin

16 Dhjetor 2022, 18:07

Të paktë janë fermerët e Lushnjës që përfituan nga skema mbështetëse e Ministrisë së Bujqësisë për grurin. Mbi 10 mijë aplikantë u dogjën, pasi nuk siguruan dot një faturë fiskale për farat. Vetë ata thanë se ky kriter është i padrejtë, pasi farën nuk e kanë blerë, por e kanë siguruar nga fermat e tyre.