SUEDI/ Kisha 113-vjeçare 'SHKULET' nga themelet për t’i hapur rrugë minierës gjigante!

20 Gusht, 11:52 | Përditesimi: 20 Gusht, 11:52

Suedi- Inxhinieri dhe teknologji e shkallës më të lartë.

Nis zhvendosja e kishës historike mbi njëshekullore në Kiruna Kyrka të Suedisë. Inxhinierët po e zhvendosin ndërtesën me 5 kilometra, në një vendndodhje të re, për t'i hapur rrugë zgjerimit të një miniere hekuri, që do të jetë ndër më të mëdhatë në Evropë.

Al Jazeera” ka publikuar edhe pamjet e këtij operacioni të shkallës së lartë teknologjike, ku me mjete të specializuara dhe bashkëkohore, sikurse dhe industria e rëndë, është arritur që ndërtesa të ngrihet e gjitha nga themelet dhe të zhvendoset pa pësuar asnjë dëmtim.

I.M/Shqiptarja.com