Debati për krizën e brendshme të Partisë Demokratike është ndezur sërish, teksa ish-deputeti Dashnor Sula, i ftuar në 'Sot Live në Shqipëri', dha një panoramë të ashpër të gjendjes aktuale në PD. Ai theksoi se partia ka nevojë për ndryshim të menjëhershëm të lidershipit dhe braktisjen e modelit të vjetër të “luftës”, duke shtuar se një forcë politike nuk mund të drejtohet nga persona nën ndjekje penale.



















