Sulm i ri ajror amerikan në Bagdad, vritet komandanti pro-iranian i milicisë, Teherani letër OKB: Akt terrorist i SHBA-së

4 Janar 2020, 09:09 | Përditesimi i fundit: 2020-01-04 11:41:36

Pas vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani dje, sot një sulm i ri ajror amerikan në Irak, në veri të kryeqytetit Bagdad, vrau një komandant të Forcave të Mobilizimit Popullor (Hashd al Shaabi). Lajmi u raportua nga televizioni shtetëror irakian, pas sulmit i cili i kushtoi jetën udhëheqësit të formacionit pro-iranian. Televizioni iraken nuk specifikoi identitetin e komandantit viktimë të sulmit, duke raportuar vetëm për "të vdekur dhe të plagosur".

Por sipas transmetuesit iranian Press TV, komandanti i vrarë ishte Shibl al Zaidi, drejtuesi i Brigadave Imam Ali Aliu, një milici që është pjesë e Njësive Popullore të Mobilizimit (PMU) të lidhur me Iranin. Gjithashtu u raportua edhe vrasja e vëllait të tij dhe pesë truprojave.