Sulme kibernetike pro ruse ndaj ‘Eurovision’, Italia e pengoi

15 Maj 2022, 16:54 | Përditesimi i fundit: 2022-05-15 16:54:48

Italia ka qenë shënjestër e sulmeve kibernetike gjatë “Eurovisionit” që u organizua në Torino. Ekspertët që mundësuan pengimin e tyre gjatë gjysmëfinales, thanë se ato ishin sulme nga grupet pro ruse, të njohura si Killnet dhe Legion.