Sulmet kibernetike nga Irani, Shqipëria i kërkon Rusisë, Britanisë dhe Kinës bllokimin e faqeve që po publikojnë të dhënat! Po postohen sekrete hetimore

11 Tetor 2022, 13:01 | Përditesimi i fundit: 2022-10-11 16:12:04

Mbyllja e faqeve që publikojnë të dhënat e marra nga sulmi kriminal kibernetik i është kërkuar autoriteteve të Kinës, Britanisë së Madhe dhe Rusisë. Vendimi është marrë nga Gjykata e Tiranës pasi nga hetimet është dalë në përfundimin se faqet që publikojnë të dhënat janë me IP në Hong Kong, Britani e Madhe dhe Rusi.