Sulmet terroriste në Francë dhe Vjenë, Shqipëria rrit nivelin e sigurisë! Masa edhe në selitë diplomatike

3 Nëntor 2020, 13:30

Shqipëria ka vendosur të rrisë nivelin e sigurisë pas sulmeve të fundit terroriste, në Francë dy sulme me tre të vdekur dhe disa të plagosur pas publikimit të karikaturave të profetit Muhamed, dhe një në Vjenë i ndodhur mbrëmjen e djeshme, me 4 viktima.

Niveli i sigurisë nga jeshile ka kaluar në portokalli. Ndërkohë do të ketë shkëmbime në kohë reale me njësitë e anti-terrorit në Europë e me partnerët.