Sulmet terroriste në Francë, Imami i Shkodrës: Duan të shëmtojnë shprehjen 'Allahu Ekber', s'duhet të ndihemi në faj për krime që dënon Islami

30 Tetor 2020, 13:44 | Përditesimi i fundit: 2020-10-30 14:34:34

SHKODËR- Dy sulme terroriste me tre të vdekur dhe disa të plagosur tronditën Francën pas publikimit të karikaturave të profetit Muhamed, çështje për të cilën ka folur sot Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, i cili shprehet se ka përpjekje të pandershme për të shëmtuar shprehjen 'Allahu Ekber'.

'Ka përpjekje aspak të ndershme për ta shëmtuar madhështinë e shprehjes 'Allahu Ekber', shprehje e cila fik zjarret dhe nuk mund të jetë simbol i shkatërrimit', shprehet Sytari.