Sulmi me armë ndaj policisë në Kukës, emigrantët paguan nga 5 mijë € për të shkuar në Gjermani! Algjeriani në kërkim, folës i gjuhës shqipe, njeh shtigjet për kalim kufiri

29 Maj 2023, 15:50

Trafikantët po korrin fitime të konsiderueshme nga kalimi ilegal i klandestinëve përmes Shqipërisë. Pagesa për të mbërritur në Gjermani është 5 mijë euro, siç del nga hetimet për sulmin me armë ndaj policisë në kufi më 26 maj. Klandestinët e arrestuar kanë thënë se janë grabitur e kërcënuar me armë.