Sulmi në Top Channel/ Banesa e Pal Kola, 60-vjeçari që punonte roje natën për bukën e gojës!

27 Mars 2023, 10:52 | Përditesimi: 27 Mars 2023, 18:21

Plumbat e kallashnikovit në drejtim të godinës së Top Channel, plagosën për vdekje Pal Kolën, 60-vjeçarin shumë të thjeshtë i cili banonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte aspak të mira. Fati nuk u tregua i drejtë me Kolën, i cili për të shkuar në punën e tij ku punonte si roje, i duhej që çdo ditë të bënte në këmbë kilometra të tërë, pasi banesën e kishte larg nga rruga kryesore.

r.k./Shqiptarja.com