Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat

18 Maj, 07:16

Dy autobusë me tifozë të sport klub të Skënderbeut u sulmuan me sende të forta pas përfundimit të ndeshjes me Partizanin që u luajt mbrëmjen e 17 majit në stadiumin “Air Albania’

 Partizani fitoi 1-0 kundër Skënderbeut në gjysmëfinalen e "Final 4" dhe është finalisti i parë për në finalen e 26 majit.

Tifozët kanë kërkuar ndihmën e policisë së Elbasanit në hyrje të qytetit, i njohur dhe si rrethrrotullimi i luleve ku dhe janë kryer veprimet hetimore.