Sulmohet me molotovë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ‘fishekzjarrë feste’ për shkarkimin e Ballukut

22 Mars, 19:18 | Përditesimi: 22 Mars, 19:18

Molotovë e fishekzjarrë janë hedhur dhe tek ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndryshe këto fishekzjarrë mund të jenë dhe “një festë” e demokratëve për shkarkimin e Belinda Ballukut nga detyra. Policia u është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me qëllim shpërndarjen dhe ndalimin e sulmit. Ende nuk është e qartë se ku është destinacioni final i marshimit të kësaj proteste.

E.H/Shqiptarja.com