Supë patatesh me makarona të vogla nga zonja Albana

26 Maj 2022, 17:07

Supë patatesh me makarona të vogla

Pwrbwrwsit:

  • 1 qepë e vogël
  • 2 karrota
  • 3 patate
  • 2 domate në rende
  • 1 dorë spinaq
  • 1 fk makarona të vogla
  • 1 e ½ litër lëng mishi
  • 1 lgj gjalpë
  • Kripë, piper

Pwrgatitja:

Qepën, karrotat, patatet i presim në copa të vogla. I kaurdisim dhe më pas shtojmë salcën e domates ose domate në rende. Shtojmë buljonin e mishit dhe makaronat e vogla për supë. E lemë supën të ziejë, në 5 minutëshin e fundit shtojmë spinaqin dhe rregullojmë shijen me kripë, piper dhe pak gjalpë të tretur.