‘Super leku’ ul me 270 mln euro fitimet e eksportuesve në janar-mars, ekspertja: Euro nuk do kthehet më në shifrat viteve të kaluara

17 Prill, 18:17

Prej më shumë se një viti eksportet po bien me ritme të shpejta, ndikuar kryesisht nga ulja e sasisë së energjisë së shitur, e tekstileve dhe materialeve të ndërtimit. Industria e tekstileve dhe këpucëve po pëson rënien më të fortë, dhe shkaku kryesor është zhvlerësimi i euros. Ekspertët thonë se ky është normaliteti i ri i euros, dhe se monedha evropiane s’do kthehet më në vlerat e vitit të kaluar.