Super skuadra që ‘flet’ me vepra! Pamjet kur qeni i policisë zbulon kokainë

7 Qershor, 18:03

Policia e Shtetit dhe OSBE zhvilluan në Tiranë demonstrimin e qenve të policisë shqiptare dhe rajonit, të trajnuar për gjetje droge, para dhe armë. Mes tyre është Steni i Kakavijës, i cili gjeti me sukses kokainën. Shqipëria ka 92 skuadra qensh, ndërsa falë tyre janë zbuluar raste të mëdha kalimi kokainë dhe parash të padeklaruara.