'Ta provojme një herë Turqinë o burrë...' Përgjimet që zunë mat trafikantët e drogës, Report TV zbardh dosjen e operacionit 'Nga bregu në breg'

28 Qershor 2023, 12:41 | Përditesimi i fundit: 2023-06-28 16:51:20

Report Tv ka siguruar të plotë dosjen e Prokurorisë së Posaçme në lidhje me operacionin “Coast to Coast”, përmes së cilit u shkatërrua një grup kriminal prej 21 personash, që rol kryesor kishin trafikimin e lëndëve narkotike nga Siria në Shqipëri e më pas në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.