Tabaku: Opozita është jashtë procesit të negociatave me BE-në

28 Tetor, 19:29 | Përditesimi: 28 Tetor, 19:29

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, ka deklaruar se mazhoranca ka përjashtuar opozitën nga procesi i negociatave më Bashkimin Europian.

Tabaku tha vetëm seanca e ditës së djeshme ishte normale dhe se gjitha kërkesat e opozitës janë rrëzuar në Kuvend.

“Në letër i kemi hapur negociatat, por është proces që po shoqërohet me mungesë transparence, opozita, shoqëria civile jashtë dialogut. Vetëm pak kohë më parë u njoftua nga Asambleja e PS riformatimi i kuvendit, pa u marrë mendimi i opozitës. Vetëm dje kemi patur seancë normale.

Të gjitha kërkesat e opozitës janë rrëzuar, më vjen keq ta them por ky është regres institucional. Një sërë investimesh kundër frymës së BE, nga aeroporti i Vlorës te Porti i Durrësit”, tha Tabaku.

r.k./Shqiptarja.com