Tabaku për Ligjin e Investimeve Strategjike: Duhej të ishte shfuqizuar prej vitesh, nuk solli asnjë zhvillim ekonomik

10 Qershor, 12:28 | Përditesimi: 10 Qershor, 12:28

Tërheqja e qeverisë nga Ligji për Investimet Strategjike ka sjellë reagimin e parë nga opozita. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, tha se ky ligj ka qenë një nga instrumentet më abuzive të dekadës së fundit dhe se shfuqizimi i tij duhej të kishte ndodhur prej kohësh.

E.H/Shqiptarja.com