Takime mes turmave me njerëz, Shehi: S'jam dakord me fushatën e Bashës! Pas zgjedhjeve opozita ka nevojë për debat të brendshëm! PD pa LSI nuk fiton

7 Prill 2021, 12:53 | Përditesimi i fundit: 2021-04-07 14:46:11

Kandidati për deputet i koalicionit opozitar, PD-AN, Dashamir Shehi është shprehur kundër takimeve elektorale të kryedemokratit Lulzim Basha ku shfaqet në mes të turmave të mëdha të njerëzve pa respektuar asnjë masë anti-COVID. Megjithatë për Shehun, as kundërshtari i tyre politik, Edi Rama nuk është më mirë, duke thënë se kryeministri nuk mbledh njerëz në takime për fasadë, por në "zyrat e PS që janë plot".