Takimet e Bashës/ Rama: E njëjta skemë si para disa vitesh, me demek ia ndalojnë makinën spontanisht dhe e presin si dhëndër! Komike, por e rrezikshme

20 Mars 2021, 17:59

KUKËS- Takimet e kryedemokratit Lulzim Basha, kryeministrit Edi Rama i ka cilësuar komike ku “pritet si dhëndër i bukur”, por që në ditët e sotme janë shumë të rrezikshme për shkak të grumbullimeve të mëdha në kohë pandemie. Ai ironizoi duke thënë se këto pritje i duken si të para disa viteve më parë, me flamuj e brohorima për kundërshtarin, duke shtuar se ndjen keqardhje.

Kreu i qeverisë nuk i ka kursyer sulmet edhe për kundërshtarët e tij politikë, duke i përmendur edhe me emër një e nga një, duke thënë se në ndryshim nga skuadra e tij, nuk dinë të bëjnë asnjë punë. Ndalur te skuadra socialiste për 25 prillin, Rama tha se i kanë dhënë kuksianëve emrat më të mirë që kur ai ka marrë drejtimin e PS-së.