Takimi i Berishës me demokratët në Fier, një tjetër deputet 'braktis' Bashën! Luan Baçi: Jam këtu për PD, partia do dali më e bashkuar nga kjo lëvizje

21 Shtator 2021, 18:35 | Përditesimi i fundit: 2021-09-21 19:10:01

‘Për një Parti Demokratike më të bashkuar’, ish kryeministri Sali Berisha nis takimin me demokratët në qarkun e  Fierit. Ky takim vjen pas takimit të mbajtur në Tiranë, ku Berisha pret që të bind demokratët për të mbledhur 1500 firmat e tyre për të krijuar një referendum që të rrëzojë vendimin e Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.