Takimi i ‘Open Balkan’ në Serbi, Rama mbërrin në Beograd

3 Nëntor 2021, 18:26 | Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 18:26

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë mbrëmje në Beograd, ku do të zhvillohet takimi i radhës mes tre vendeve që kanë firmosur për iniciativën 'Open Balkan'. Kësaj nisme s’po i bashkohet Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mendon se iniciativa e “mini-Shengenit” është nismë pa vizion për rajonin.
 

KT/Shqiptarja.com