Takimi i radhës i 'Open Balkan'/ Rama mbërrin në Beograd! Darkë miqësore me Vuçiç dhe zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut! Merr pjesë edhe Krivokapiç i Malit të Zi

3 Nëntor 2021, 22:27 | Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 22:27

Ditën e nesërme, 4 nëntor, do të zhvillohet në Beograd takimi i radhës mes tre vendeve që kanë firmosur për iniciativën e 'Open Balkan', Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kryeministri Edi Rama mbërriti në Beograd mbrëmjen e sotme, ndërsa ishte i pranishëm  në darkën që shtroi Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ku të ftuar ishin edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov dhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç.

KT/Shqiptarja.com