Takimi i Ramës me banorët që preken nga TID/ Ndoja: Garda s’më lejoi të futem në Këshillin e Durrësit! Lamallari: Zbatuan ligjin

2 Prill, 14:13 | Përditesimi: 2 Prill, 14:13

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka zhvilluar një seancë pyetje-përgjigje edhe me deputetin e PD, Arjan Ndoja. Ky i fundit i referohej në senacë një takimi që kryeministri Edi Rama zhvilloi në Këshillin Bashkiak të Durrësit me banorët që preken nga projekti TID dhe tha se Garda nuk e kishte lejuar të futej në takim, bashkë me deputetin Igli Cara. Deputeti Ndoja e pyeti ministrin se ku e mbështet Garda e qëndrimin e saj që nuk i lejoi të futen në ambientet e Bashkisë Durrës dhe të marrim pjesë nëmbledhje, duke thënë se gardistët kanë shkelur ligjin.

A.M/Shqiptarja.com