Takimi me banorët e Durrësit, Rama përplaset me qytetarët: Ju jeni PD, çfarë lidhje keni ju

14 Shkurt, 14:36 | Përditesimi: 14 Shkurt, 14:36

Pasi ka dalë nga takimi me përfaqësuesit e familjeve që preken nga projekti TID në bashkinë e Durrësit, kryeministri Edi Rama është përplasur me disa protestues. Ata dëgjohet teksa akuzojnë Ramën si “hajdut” ndërsa kryeministri i përgjigjet “Çfarë qytetarësh, ju jeni Partia Demokratike, këta janë qytetarët. Çfarë lidhje keni ju, unë ja ku jam me ta. Ju jeni PD. Unë me këta jam…”.

I.M/Shqiptarja.com