Takimi me Begajn për datën e 'vendoreve 2023', Alibeaj: Të bëhen një orë e më parë, t'u japim të drejtën shqiptarëve të votojnë

5 Tetor 2022, 20:01

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, në takimin me presidentin Begaj për zgjedhjet u shpreh se zgjedhjet vendore 2023 të bëhen një orë e më parë. Për të nuk kishte rëndësi data për aq kohë sa procesi i zgjedhjeve bëhej sa më shpejt.

“Ajo se çfarë i thashë presidentit të republikës është që sa i përket se datës se kur zgjedhjet do të mbahen, i sugjerova që do duhet të jetë një datë sa më herët brenda kësaj periudhe. Për një arsye të thjeshtë, se duhet që një orë e më parë do duhet tu japin të drejtën shqiptarëve të votojnë për zgjedhjet. Pa cilësuar një datë fikse qëndrimi ynë është një orë e më parë. Data e zgjedhjeve është një datë ku shprehet vullneti i shqiptarëve. I kërkova dhe diçka tjetër që në momentin kur presidenti do flasë ky mendim mos të bëhet pengesë për reformën territoriale, i kërkova që mund të shprehej në një moment pas datës 1 tetor”, tha Alibeaj

    No videos found.