Takimi me ministrin kroat, Xhaçka: Kroacia ekspertizë teknike konkrete për integrimin e Shqipërisë në BE! Diskutuam për takimin e parë të përbashkët të 2 qeverive

18 Prill 2023, 11:50 | Përditesimi i fundit: 2023-04-18 14:47:10

Kroacia do të ndihmojë Shqipërinë me ekspertizë teknike konkrete. Këtë e ka bërë me dije ministrja e Jashtme Olta Xhaçka pas takimit me homologun kroat Gordan Grlic-Radman. Në deklaratën për media, Xhaçka u shpreh se në fokus të diskutimit ishte dhe organizimi i takimit të përbashkët të dy qeverive për herë të parë.