Taksimi i profesionistëve të lirë, Financat: S’mund të jenë të ‘privilegjuar’! Niko Lera: Nga të ardhurat vjetore do ju zbriten shpenzimet e nevojshme për aktivitetin

29 Nëntor 2023, 17:33

Taksimi i profesionistëve të lirë që ofrojnë shërbime profesionale prej janarit të vitit që vjen, sipas Ministrisë së Financave heq favorizimet që i janë bërë kësaj kategorie ndër vit, dhe sjell barazi mes tyre dhe punonjësve të tjerë. Në një intervistë për Report TV Niko Lera, drejtor i politikës fiskale në ministri, sqaron mënyrën se si do të funksionojë skema dhe përfitimet që do të sjellë në buxhet.