Taksistët e Shkodrës në protestë: ‘Na mbyti’ informaliteti! Policia Bashkiake nuk ndalon ata që punojnë të zezë

12 Shtator 2023, 16:59

Drejtuesit e taksive në Shkodër kanë protestuar kundër bashkisë. Ata kërkojnë të ushtrohen kontrolle ndaj personave që punojnë në të zezë, pasi kanë dëmtuar punën e tyre. Sipas tyre informaliteti është një problematikë e mbartur që nuk ka marrë vemendjen e institucioneve.