‘Talis’, në pyetësor mbi 4000 arsimtarëve! Mësuesja për Report Tv: Absurd, asnjë lidhje me sistemin tonë! Ministria: Na ndihmon për politikat

18 Prill, 17:34

Rezultatet e këqija në “PIZZA 2022”, kanë bërë që Ministria e Arsimit të shpërndajë në shkollat 9-vjeçare sondazhin ndërkombëtar “TALIS” të përqendruara në formimin profesional të mësuesve dhe perceptimin e tyre mbi mësimdhënien. Por mësuesit e shohin si absurdin e radhës, pasi thonë se ky sondazh nuk ka lidhje me sistemin tonë arsimor.